TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Janar 2025, 16:28

Luis Hasa drejt Napolit, talenti shqiptar gati për vizitat mjekësore te skuadra italiane

Shkruar nga Pamfleti

Luis Hasa drejt Napolit, talenti shqiptar gati për vizitat mjekësore

Luis Hasa është gati të bëhet lojtar i ri i Napolit. Ish-mesfushori i Juventusit, i cili është në pronësi të Leçes, pritet që në orët e ardhshme t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Futbollisti shqiptar nuk gjeti hapësirë ​​te Leçe, ku u aktivizua në fushë vetëm njëherë, bëhet fjalë për 24 shtatorin e kaluar, në Kupën e  Italisë në Via del Mare kundër Sasuolos, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 0-2.

Ai ndiqej prej kohësh nga Napoli dhe më në fund transferimi po kryhet, me palët që janë të lumtura për akordin. Te Leçe, talenti i njohur nuk ishte në planet e trajnerit Xhiampaolo dhe largimi ishte zgjidhja më e mirë e mundshme.

Hasa ka luajtur në ekipet kombëtare të të rinjve të Italisë, duke bërë tre paraqitje për U-21 deri më tani.

 

luis hasa talenti shqiptar napoli

Lini një Përgjigje