
Është një nga ambasadorët e Realit të Madridit, por jeta private e ish-legjendës braziliane të futbollit, Roberto Karlos, nuk është e qetë. Sipas programit televiziv "Fiesta" ish-mbrojtësi ka mbetur mes katër rrugëve duke u zhvendosur në ambientet e qendrës sportive të madrilenëve në kryeqytetin spanjoll.
51-vjeçari thuhet se është transferuar në ambientet sportive të klubit pas ndarjes së tij nga fizioterapistja Mariana Luçon, sipas "Estadio Deportivo". Braziliani, baba i të paktën 11 fëmijëve me shtatë gra të ndryshme, po përballet me një divorc të komplikuar pas më shumë se 15 vitesh martesë.
Një divorc me një pronë shumë-milionëshe në rrezik
Të martuar që nga viti 2009, Roberto Karlos dhe Luçon thuhet se kanë vendosur të ndahen, siç zbulohet nga programi 'Fiesta'. Divorci pritet të jetë kompleks për shkak të pasurisë së ish-lojtarit, e vlerësuar në 166 milionë dollarë.
Ndryshime në jetën e brazilianit
Programi raportoi se ndërsa vjehërrit e Roberto Karlos banojnë në një nga pronat e tij dhe Luçon mbetet në shtëpinë kryesore, ai është transferuar përkohësisht në 'Ciudad Deportiva' të Realit të Madridit.
Një jetë familjare famëkeqe
Një dekadë më parë, Roberto Karlos zbuloi se kishte 11 fëmijë, një koment që u bë viral. “Tani jetoj me Manuelën dhe kam disa të tjerë atje. Unë kam 7 në Brazil, një në Meksikë, një tjetër në Hungari, një që jeton në Alikante dhe të tjerët janë në Brazil”, tha ai gjatë një interviste me gazetarin Josep Pedrerol.
Lini një Përgjigje