TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Janar 2025, 22:01

Milani kurorëzohet “Mbret” i Italisë, “djajtë” realizojnë përmbysjen e çmendur ndaj Interit në finalen e Superkupës! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Milani kurorëzohet “Mbret” i Italisë,

Milani është kurorëzuar “mbret” i futbollit Italian pasi arriti të fitojë Superkupën e Italisë përballë “armiqve” të përbetuar të Interit, pas një përmbysje spektakolare.

Nga një disavantazh prej 2 golash, Milan arriti të kthente ndeshjen me rezultatin 2-3.

Në 45-minutat e para të dyja skuadrat ishin më të matura dhe tentuan që të mos i lejojnë hapësira kundërshtarit. Në fund të pjesës së parë, pikërisht në minutën e (45’ +1), Lautaro Martinez dërgoi në avantazh zikaltirt duke vulosur shifrat 1-0 në 45-minutëshin e parë.

Ndërkohë që në pjesën e parë, në minutën e 35’-të mesfushori Krtistjan Asllani u bë pjesë e lojës si zëvendësues i Calanogllu i cili la fushën pas një dëmtimi. 

Me nisjen e pjesë së dytë, ndryshoi dhe marshi i lojës, Interi arriti që të dyfishonte shifrat me anë të Taremit në të 47’-ën!

Atëherë kur dukej se Inter kishte marrë frenat e lojës, kuqezinjtë gjeten veten dhe arritën të ngushtonin shifrat në 2-1 me anë të Hernandez në minutën e 52’. Ngushtimi i diferencës i dha shpresë djemve të Conceicaos, të cilët arritën të gjejnë golin e barazimit në minutën e 80’ me anë të Pulisic i cili vulosi shifrat 2-2.

Çmenduria do të ndodhte në minutën e 93 kur, Tamy Abraham do të përmbyste gjithçka duke shënuar golin e 2-3 që do t’i jepte Milanit fitoren e madhe!

Lini një Përgjigje