TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Janar 2025, 11:13

Notë negative për mesfushorin, Kristjan Asllani “ngel” në klasë tek Interi

Shkruar nga Pamfleti

Notë negative për mesfushorin, Kristjan Asllani “ngel”

Kristjan Asllani ngel në klasë, pas disfatës së Interit në derbin përballë Milanit. Mesfushori kuqezi u vlerësua me notë negative nga mediat italiane, për paraqitjen e bërë në finalen e humbur të Superkupës.

I aktivizuar në minutën e 35-të, në vend të të dëmtuarit Çalhanoglu, ai ishte protagonist negativ në dy prej golave të Milanit.

Fillimisht Asllani humbi topin, nga i cili erdhi goditja e dënimit për golin e parë të Djallit, ndërsa në të 93-ën kompletoi paraqitjen zhgënjyese, duke mos mbuluar Leaon, që dha asistin te Abraham për golin e fitores 3 me 2 të Milanit.

Sipas opinionistëve në Itali, sa herë që Asllani luan, Interi humbet terren në mesfushë dhe rivalët krijojnë tepër raste për gol. 

kristjan asllani

Lini një Përgjigje