
Gjiganti i Ballkanit në futboll, Dinamo e Zagrebit ka në plan sulmuesin e Çezenës dhe Kombëtares U-21, Kristian Shpendi.
Mediat kroate kanë raportuar të hënën se është trajneri i ri i Dinamos së Zagrebit, italiani Fabio Kanavaro që po insiston në transferimin e Shpendit gjatë këtij muaji.
Kanavaro e sheh Shpendin si përforcim të duhur për sulmin, pasi 21-vjeçari ka mrekulluar këtë sezon në Serinë B të Italisë. Shpendi ka shënuar 12 gola në 19 ndeshje me Çezenën, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.
Për Shpendin janë të shumta ekipet e interesuara. Fiorentina dhe Juventusi e kanë ndjekur nga pranë, ndërsa nuk përjashtohet një kalim në Zagreb ku do kishte minuta.
Lini një Përgjigje