TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Janar 2025, 16:50

La Suedinë për Shqipërinë, eksperti i merkatos konfirmon transferimin e mesfushorit kuqezi në Portugali

Shkruar nga Pamfleti

La Suedinë për Shqipërinë, eksperti i merkatos konfirmon

Dijar Ferati do të vazhdojë karrierën në Portugali ku ka firmosur për Rio Ave. Ky lajm për 16-vjeçarin është konfirmuar nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano, që tregon se afrimi nga Utsiktens është si investim për të ardhmen.

Kujtojmë se mesfushori vendosi të largohet nga Suedia, për të qenë pjesë e kuqezinjve.

Në nëntor u grumbullua për herë të parë me Kombëtaren U-17. Ferati mori minuta si zëvendësues në dy sfidat miqësore, që kuqezinjtë luajtën kundër Polonisë.

Për Feratin ndërkohë kishte interes dhe nga klubet italiane dhe gjermane. Fillimisht atij do i duhet të tregojë potencialin në ekipin U-23 të Rio Ave.

La Suedinë për Shqipërinë, eksperti i merkatos konfirmon

dijar ferati mesfushori shqiptar rio ave

Lini një Përgjigje