TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Janar 2025, 17:34

Sitin e pret “ferri” për 115 akuzat e ‘Fair Play’, eksperti britanik: Do t’i hiqen 100 pikë, rënie e sigurt nga kategoria

Shkruar nga Pamfleti

Sitin e pret “ferri” për 115 akuzat e ‘Fair Play’,

Sa më lart të ngjitesh, aq më i tmerrshëm është rrëzimi. Këtë ndoshta mund ta provojë Mançester Siti, dhe një ekspert i financave në futboll paralajmëron për një goditje të rëndë.

Akademiku Kieran Megajër ka folur në mediat angleze dhe ka parashikuar se për shkak se kampionët e Anglisë kanë mbi vete 115 akuza në gjyq, ndëshkimi për ta do të jetë i ashpër.

Parashikimi i tij është që ekipit të Pep Guardiolës do t’i zbriten nga 60 deri në 100 pikë.

Kjo do të thotë rënie thuajse e sigurt nga kategoria, madje edhe sikur t’i hiqen vetëm 60 pikë, e për më tepër Siti nuk po shkëlqen këtë sezon në Premier Ligë.

Megajër kujton se Notingem Forest u dënua me heqje të katër pikëve në renditje, dhe Evertoni me dy pikë, ndonëse ata akuzoheshin për shumë herë më pak faje sesa Siti.

Klubi që është nën pronësinë e sheikëve nga Lindja e Mesme, besohet se ka shkelur në mënyrë të theksuar dhe të përsëritur rregullat financiare të futbollit, qoftë në pagesën e lojtarëve, në kontratat e sponsorizimeve dhe në raportet financiare që i janë paraqitur Premier Ligës.

Po mbushen gati dy vjet që organizatorët e kampionatit anglez kanë nisur gjyqin ndaj ekipit që mban titullin.

kieran megajër akademiku mançester siti

Lini një Përgjigje