
Loreta Kullashi është futbollistja më e re e Napolit. Sulmuesja shqiptare, por që aktivizohet me Suedinë në rang kombëtaresh është huazuar nga Interi, te klubi napolitan.
25 vjeçarja ka një aventurë të gjatë në futbollin Europian. Kullashi ka luajtur për ekipe si AIK, Eskilstuna Junajtid, FC Rosengard, Sasuolo, e së fundmi zikaltërit e Interit.
“Përshtypja ime për Napolin është fantastike. Të gjithë ishin vërtetë mikpritës dhe jam i emocionuar që jam pjesë e këtij grupi. Unë synoj të kontribuoj sa më shumë që të mundem”, tha Kullashi pas firmës me Napolin.

Lini një Përgjigje