
Sivaspori po luan përballë Beshiktashit në kuadër të Kupës së Turqisë. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-1 për Beshiktashin.
Ernest Muçi luan titullar për skuadrën e tij, ndërsa Manaj nuk është në dispozicion të Sivasporit. Kështu sulmuesi i Kombëtares shqiptare po e ndjek ndeshjen nga tribuna.
Në përfundim të pjesës së parë, një grumbull fëmijësh dhe të rritur, u mblodhën për të realizuar foto me Manajn.
Ishte regjia e ndeshjes që fokusoi këtë moment. Vetëm këtë muaj, u aktivizua zgjatja e kontratës së Manajt deri në verën e vitit 2026.
Lini një Përgjigje