TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Janar 2025, 20:49

Njëri nuk bën pjesë në planet e trajnerit, tjetri pa skuadër që nga qershori; ditë intensive për Hysajn dhe Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Njëri nuk bën pjesë në planet e trajnerit, tjetri pa

Mbrojtësi Elseid Hysaj është në bisedime me dy skuadra për të vazhduar karrierën, pasi nuk bën më pjesë në planet e Lacios, por paga e lartë bëhet pengesë. Portieri Etrit Berisha, pa skuadër që nga qershori, synon rikthimin dhe është drejt transferimit në Serinë B italiane.

Elseid Hysaj ka nisur bisedimet me klubin e Leçes për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së janarit. Mbrojtësi i djathtë është jashtë planeve të trajnerit Baroni te Lacio, edhe pse skuadra lufton në tre fronte, kampionat, kupë dhe Europa League.

Edhe pse ka pasur zëra për riintegrim në skuadër pas dëmtimeve dhe aktivizimit në Kupën e Italisë, mundësitë më të mëdha janë që ai të largohet, aq më tepër që paga e tij, 2.8 milion euro në vit, cilësohet shumë e lartë për një mbrojtës që nuk luan.

Pikërisht paga është pengesa kryesore për Leçen, që po përpiqet të gjejë një rrugë të mesme me lojtarin kuqezi. Përveç klubit puljez, i interesuar për Hysajn është edhe Empoli, pikërisht klubi ku ai nisi karrierën si profesionist në Itali, nën drejtimin e Mauricio Sarrit, që e mori me vete edhe te Napoli e Lacio.

Në kërkim të një skuadre për të vazhduar karrierën është edhe piortieri Etrit Berisha. Ai ka mbetur pa skuadër që nga qershori, kur u largua nga Empoli.

Në gjurmët e tij tani është vënë Specia, e cila kërkon një konkurrent për Stefano Gorin pas dëmtimit të Fallou Sarr. Specia, që lufton për t’u ngjitur në Serinë A, ishte e interesuar edhe në verë për portierin shqiptar.

 

 

 

elseid hysaj etrit berisha

Lini një Përgjigje