
Merret vendimi për Vinicius Zhunior. Sulmuesi brazilian është pezulluar me dy ndeshje, për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Valencias. Ylli i madrilenëve goditi portierin kundërshtar, me arbitrin që nuk hezitoi ta nxirrte nga loja futbollistin.
Vinicius nuk do jetë i disponueshëm për “Los Blancos” për takimet e kampionatit, ndaj Las Palmas dhe Real Vajadolid.
La Liga i ka bërë një nder tjetër Realit të Madridit, pasi Vinicius do të zbresë në fushë të enjten në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës kundër Majorkës dhe nëse madrilenët kualifikohen do të luajë edhe në finalen e trofeut.
Vlen të theksojmë, se 24-vjeçari është pjesë e rëndësishme e skemave të Ançelotit, me futbollistin që me siguri do të ndihmojë ekipin në pjesën e mbetur të sezonit.
Lini një Përgjigje