TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Janar 2025, 15:28

Trajneri i Leçes nxjerr jashtë planeve Ramadanin, drejtori teknik i Leçes: Të garojë për të qenë titullar, konkurrenca i shërben ekipit

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri i Leçes nxjerr jashtë planeve Ramadanin, drejtori teknik i

Trajneri i Leçes, Marko Xhampaolo ka nxjerrë jashtë planeve Ylber Ramadanin. 57-vjeçari që u ul në stol në nëntor nuk e preferon si titullar, ndërsa opsion është parë dhe largimi nga Leçe.

Drejtori teknik i Leçes, Pantaleo Korvinjo, nuk e shikon si opsion largimin e Ramadanit. Për mesfushorin shqiptar tregon se është titullar.

Ramadani duhet të garojë për formacionin titullar si Kulibali, Kaba, Pieret etj dhe një konkurrencë e tillë i bën mirë ekipit. Pieret do të jetë një nga mesfushorët më të fortë në kampionatin tonë, gjithmonë e kemi mbrojtur atë dhe Kulibali”, u shpreh drejtori teknik i Leçes i pyetur për largimet.

Ditët në vijim do të mësohet më shumë mbi të ardhmen e mesfushorit 28 vjeçar, nëse ai do të qendrojë te Leçe deri në fund të sezonit, apo do të kërkojë të provojë një aventurë të re, e cila me shumë gjasa do të jetë në Itali, aty ku Napoli qendron në pole-position. Zërat e merkatos e afrojnë Ramadanin me Napolin, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

Ramadani e ka sezonin e dytë te Leçe. 28-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

ylber ramadani mesfushori i kombëtares shqiptare leçe

Lini një Përgjigje