
Arbnor Muja, futbollisti i Kombëtares, i cili luan në Turqi për Samsunspor ka folur për Telegrafin në një intervistë ku ka zbardhur të vërtetën pse zgjodhi Shqipërinë para Kosovës.
26 vjeçari që u shpall kampion me Antuerpin në Belgjikë ka treguar interesimin e Shqipërisë dhe vendimin për të respektuar Kosovën në radhë të parë si vendi i tij i lindjes. Mirëpo gjërat nuk shkuan siç duhet dhe Muja përfundoi te fanela kuqezi, të cilën ai e respekton, pasi pranon se është shqiptar nga Kosova pa dashur të mosrespektoj vendin e tij.
Ky fenomen ka ndodhur edhe me Dakun apo Arbër Hoxhën sipas Arbnorit, duke lënë shije të hidhur te të gjithë lojtarët të cilët ndihen të fyer nga mosrespektimi i Kosovës prej inatit të interesimit të Kombëtares kuqezi.
“Unë shkova tek Alen Zhires me atë qëllim që ta di ku jam, por kurrë nuk i kam thënë që unë duhet të luaj, unë kam ardhur të luaj dhe askush nuk e meriton para meje.
Këto janë 100 përqind të pavërteta, por nëse dalin kështu me këto media, me këto gjëra dhe shpifin diçka që nuk e ke thënë dhe nuk e ke bërë, po kjo të lëndon. Edhe nëse nuk më kishte ftuar Shqipëria hiç, unë nuk isha i gatshëm të luaja për Kosovën. Shqipëria më ka kontaktuar edhe para Kosovës.
Po unë kur kam biseduar me familjen i kam thënë Shqipërisë që shiko, unë jam prej Kosovës, jam shqiptar nga Kosova, jam rritur këtu, babë e babgjysh kanë jetuar këtu, dua t’i jap respekt shtetit tim. Çdo gjë e kam kaluar këtu.
Dua t’i jap respektin shtetit tim. Por pastaj më është kthyer me të keq, kjo gjë. Shumë më vinte inati se i kam thënë thuajse “jo” Shqipërisë për të respektuar vendin tim dhe pastaj më është kthyer si më të keq, por prapë nuk dua të fajësoj askënd.
Është edhe Hoxha, edhe Daku, kjo gjë vazhdon të ndodh me shumë futbollistë se nuk po dua t’i përmend të gjithë. Nuk kam qenë i vendosur deri në qershor kur u bëra kampion me Antuerpin.
Pastaj Kosova nuk më ka ftuar fare”, u shpreh Muja.
Lini një Përgjigje