TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Janar 2025, 16:36

Asllani zhgënjen Interin, zikaltërit i bëjnë dalje mesfushorit shqiptar dhe zgjedhin pasardhësin e ri të Çalhanoglu

Shkruar nga Pamfleti

Asllani zhgënjen Interin, zikaltërit i bëjnë dalje

Pas dështimit në Superkupën e Italisë përballë Milanit, tek Interi po mendojnë një revolucion në ekip. Ndërsa mediat italiane, si “Tuttomercatoweb” cilësojnë Kristjan Asllanin si zhgënjim.

Pikërisht për shqiptarin, drejtuesit zikaltër janë vënë në lëvizje për të gjetur një tjetër mesfushor në merkaton verore. Sipas mediave italiane, Interi shfrenon fantazinë dhe tenton mesfushorin gjerman të Bajernit të Mynihut, Xhoshua Kimish.

Ky i fundit ka kontratë të vlefshme me bavarezët deri në qershor të këtij viti dhe ende nuk ka sinjale për rinovim.

Megjithatë, ky pritet të jetë një operacion tepër i vështirë për Interin, pasi në garë për shërbimet e Kimish janë dhe ekipe si Barcelona e Mançester Siti.

Por nuk është vetëm Kimish në listën e dëshirave. Mesfushori i Napolit, Zambo Anguisa është një tjetër alternativë e mundshme.

Një tjetër emër është edhe Petar Suçiç, i cili duket se tërheq më shumë klubin kampion të Italisë për nga perspektiva, kostoja dhe eksperienca.

Arritja te mesfushori i Dinamos së Zagrebit nuk do të ishte aq e komplikuar, duke qenë se sipas të dhënave të Transfermarkt, vlera aktuale e kroatit në treg duhet të jetë rreth 12 milionë euro, një shifër super e përballueshme për arkat e milanezëve.

Nëse njëri prej tyre do të mbërrinte në Milano, largimi i Asllanit do të quhej i sigurt, i cili duket se ka humbur besimin e trajnerit Simone Inzagi pas Superkupës me Milanin, ku u mposhtën 2-3.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje