
Talenti shqiptar i Leçes, Medon Berisha ka përfunduar në radarët e Lacios. Klubi kryeqytetas po ndjek me interes situatën e mesfushorit dhe mund të bëjë ndonjë ofertë, për ta afruar në këtë mënyrë në skuadër.
Lacialët kanë probleme në repartin e mesit të fushës, aty ku pikërisht duan të investojnë. 21-vjeçari shqiptar, duhet thënë që nuk është në formën më të mirë të mundshme, për shkak dëmtimi. Në këtë sezon, Medon Berisha ka luajtur 6 ndeshje me Leçen në kampionat.
Futbollisti ka qenë pjesë e ekipeve zinxhirë. Kujtojmë se Medon Berisha ishte kapiten i Shpresave të Shqipërisë dhe Silvinjo e afroi në ekipin e parë, aty ku ka luajtur tre takime.

Lini një Përgjigje