TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Janar 2025, 19:23

Bindet Leçe, Napoli zyrtarizon transferimin e mesfushori shqiptar; Luis Hasa nën urdhrat e Kontes

Shkruar nga Pamfleti

Bindet Leçe, Napoli zyrtarizon transferimin e mesfushori shqiptar; Luis

Klubi i Napolit ka bërë zyrtar akordin e arritur me Leçen për transferimin e mesfushorit me tipare ofensive, Luis Hasa, në radhët e skuadrës që drejtohet nga Antonio Konte.

Drejtori sportiv i Napolit, Xhovani Mana, e njihte Hasën që në periudhën kur ishte pjesë e akademisë së Juventusit dhe ka përfituar nga fakti që ai nuk po luante rregullisht me Leçen që të siguronte firmën e tij. Akordi është arritur në këto ditë dhe Hasa është larguar nga klubi i Leçes për t’u bërë zyrtarisht sot pjesë e Napolit, që ka blerë kartonin e tij për rreth 500 mijë euro.

Tani mbetet të mësohet se çfarë roli do të ketë Hasa në skemat e Kontes, i cili ka kërkuar sa më shumë alternativa në fazën ofensive për ekipin e tij për pjesën e dytë të sezonit, ku Napoli do të synojë të jetë në garë deri në fund për titullin kampion.

luis hasa mesfushori shqiptar napoli

Lini një Përgjigje