
Al-Hilal dëshiron që Mohamed Salah i Liverpulit të zëvendësojë Nejmarin, pasi pranoi se ishte një ‘gabim’ nënshkrimi i brazilianit.
Nejmar ka bërë vetëm shtatë paraqitje që kur nënshkroi për Al-Hilal nga PSG për 90 milionë euro në vitin 2023.
Braziliani është kushtëzuar nga dëmtimet dhe pritet të largohet në fund të sezonit kur i skadon edhe kontrata.
Sipas “AS”, Al-Hilal e ka pranuar se ishte një “gabim” blerja e brazilianit dhe dëshiron që superylli i Liverpulit, Mohamed Salah të marrë vendin e Nejmar si superylli i ri i klubit.
Salah është në muajt e fundit të kontratës së tij me Liverpulin dhe ka pohuar se nuk ka pasur “asnjë përparim” në diskutimet për të ardhmen e tij.
Superylli egjiptian është kërkuar prej disa kohësh në Arabinë Saudite dhe situata e tij aktuale do të krijojë optimizëm se ai më në fund mund të transferohet në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë, Nejmar ka folur për një lëvizje tek Inter Miami, ku do të ribashkohej me ish-bashkëlojtarët e Barcelonës, Luis Suarez, Lionel Mesi, Xhordi Alba dhe Serxhio Buskets.
Salah ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 13 asiste në 19 ndeshje në Premier Ligë këtë sezon.
Është përfshirja në realizimin e numrit më të madh të golave nga një lojtar në 19 ndeshjet e tyre të para të një sezoni në kompeticion ndonjëherë, duke thyer rekordin e vendosur më parë nga Luis Suarez në sezonin 2013-2014.
Lini një Përgjigje