TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Janar 2025, 20:28

5 mld euro për të blerë Liverpulin, sa janë shanset që Elon Musk të bëhet pronari i ri i "The Reds"

Shkruar nga Pamfleti

5 mld euro për të blerë Liverpulin, sa janë shanset që

A mund ta blejë Elon Musk Liverpulin? “Sky Sports” raportonte se jemi ende në fazën e një ideje dhe për momentin një operacion i tillë duket i pamundur.

Jo për shkak të kostos së operacionit e cila kap shifrën e 5 miliardë eurove, por më shumë për shkak se amerikanët e “Fenway Sports Group”, të cilët zotërojnë aksionet e klubit, nuk e kanë në plan për ta shitur klubin.

Kryereporteri i “Sky Sports News”, Kaveh Solhekol thoshte një ditë më parë: “Liverpuli nuk është në shitje. Herën e fundit që pronarët folën në lidhje me klubin që mund të shitej, ata e kishin të qartë se nuk ishte në shitje.

Ata po kërkonin investime të jashtme, por asgjë nuk u materializua. Përgjigja e thjeshtë është jo, Liverpuli nuk është në shitje. Nga pikëpamja e biznesit, do të ishte një gjë pa mend. Musk gjithashtu do të duhet të kalojë testin e pronarëve dhe drejtorëve të Premier Ligës”.

 

elon musk miliarderi amerikan liverpul

Lini një Përgjigje