TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Gusht 2024, 16:03

Xherdan Shaqiri rikthehet aty ku nisi gjithçka, shqiptari gati të mbyllë karrierën te Bazeli

Shkruar nga Pamfleti

Xherdan Shaqiri rikthehet aty ku nisi gjithçka, shqiptari gati të

Pasi i dha fund aventurës së tij në MLS me Chicago Fire, Xherdan Shaqiri ka zgjedhur që të rikthehet aty ku nisi çdo gjë, te Baseli.

Futbollisti shqiptar që ka përfaqësuar Zvicrën u rikthye në “shtëpinë” e tij, nga e cila u largua kur ishte vetëm 20 vjeç për te Bayern Munchen.

Karriera e tij më pas kishte ulje-ngritje, duke shkuar te Inter, Stoke City, Liverpool dhe në fund në SHBA.

32-vjeçari i lindur në Gjilan vjen te Baseli si lojtar i lirë, teksa do të përpiqet të ndihmojë skuadrën zvicerane të arrijë objektivat e vendosur për këtë sezon.

Lini një Përgjigje