TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Gusht 2024, 21:21

Egnatia vijon projektin fitues, rinovon për 3 sezonet e ardhshme kontratën e trajnerit kampion

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia vijon projektin fitues, rinovon për 3 sezonet e ardhshme

Tashmë është zyrtare, Egnatia dhe Edlir Tetova kanë rinovuar kontratën deri në vitin 2027. Rrogozhinasit vazhdojnë kështu projektin fitues duke 'blinduar' trajnerin e tyre për 3 sezonet e ardhshme.

"Klub Futboll Egnatia njofton se “kampioni” ynë Edlir Tetova ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027.

Hap i rëndësishëm për vazhdimin e një projekti afatgjatë të nisur 2 sezone më parë mes presidentit Agim Demrozi dhe trajnerit Edlir Tetova që ka sjellë deri tani 2 Kupa të Shqipërisë dhe trofeun e titullit kampion", njofton klubi.

Tekniku 41-vjeçar i ka drejtuar zijeshilët për plot 85 ndeshje ku regjistron 39 fitore, 23 barazime dhe humbje me 118 gola të shënuar e 84 të pësuar.

edlir tetova egnatia

Lini një Përgjigje