TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Gusht 2024, 19:44

Nuk është në planet e De Rosit te Roma, pas Empolit një tjetër skuadër e Serisë A futet në garë për Marash Kumbullën

Shkruar nga Pamfleti

Nuk është në planet e De Rosit te Roma, pas Empolit një

E paqartë nuk është vetëm e ardhmja e Armando Brojës. Edhe mbrojtësi i kombëtares sonë dhe Romës, Marash Kumbulla vijon të ketë ende pikëpyetje mbi të ardhmen e tij.

Nëse vetëm dy ditë më parë u përfol për një interesim të Empolit për Kumbullën, ditën e sotme janë sërish mediat në Itali që bëjnë me dije se në garën për 24-vjeçarin, tashmë është përfshirë edhe skuadra e Kaljarit po në Serinë A.

Kumbulla nuk është në planet e trajnerit të Romës, De Rosi ndaj me shumë gjasa e ardhmja e tij do të jetë larg kryeqytetit, por mund të vijojë sërish të jetë në Itali.

marash kumbulla mbrojtësi i kombëtares shqiptare roma kaljari

Lini një Përgjigje