
E ardhmja e Armando Brojës vijon të mbetet e “mjegullt”. Pas shumë skuadrave që janë vënë pas sulmuesit të Çelsit, në Itali, Angli, Francë dhe Gjermani. Sipas mediave italiane, një skuadër tjetër ka dalë në pah dhe kërkon të afrojë Brojën. Bëhet fjalë për skuadrën e sapongjitur në Premier Ligë këtë sezon, Ipsuiç Taun.
Kështu pas Evertonit dhe Ullverhempton, Ipsuiçi bëhet ekipi i tretë, që në vetëm pak ditë i është “vënë pas” sulmuesit shtatëlartë kuqezi. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë ishin gjermanët e Shtutgartit, të cilët sipas mediave ishin në “pole position” për Armando Brojën, por duket se lajmet për sulmuesin e kombëtares sonë nuk do të kenë të përfunduar, derisa do të mësojmë njëherë e mirë ekipin e radhës në karrierën e Brojës.
Lini një Përgjigje