TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Gusht 2024, 07:54

Zbardhen detaje nga plagosja me thikë e babait të Lamine Yamal, po shëtiste qenin dhe u konfliktua me disa persona në rrugë

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga plagosja me thikë e babait të Lamine Yamal, po

Babai i Lamine Yamal, futbollistit të ri dhe të talentuar të Barcelonës, kampion i saposhpallur i Europës me Spanjën më 14 Korrik të këtij viti, është goditur me thikë dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Lajmin e ka publikuar gazeta spanjolle ‘La Vanguardia’, sipas së cilës Mounir Nasraoui është goditur me thikë disa herë në një park makinash në Mataro (Badalona), mbrëmjen e djeshme (14 Gusht), pas një debati me disa burra dhe teksa po ecte me qenin e tij.

Në konflikt e sipër, agresorët u kthyen për ta sulmuar.

Sipas gazetës, tashmë janë bërë disa arrestime, kurse motivet mbeten ende të panjohura. Sulmi ndodhi në lagjen “Rocafonda” të Mataro, rreth 30 kilometra në veri të Barcelonës, ku Yamal u rrit dhe ku ende jetojnë babai dhe gjyshja e tij.

Nasraoui  për fat nuk është në rrezik të vdesë, por sipas mediave ka dëmtime serioze nga goditjet me thikë në trup.

Lini një Përgjigje