
Zhbllokohet Superkupa e Europës. Reali i Madridit kalon në avantazh përballë Atalantës me Frederiko Valverden në minutën e 60. Vinisius nga e majta shmangu Gjimshitin dhe pasoi në qendër për Valverde, i cili shtyu topin në rrjetën e boshatisur.
Sapo nisi pjesa e dytë, më konkretisht në minutën e 46, Mbape dha shkëndijën e parë duke shmangur Gjimshitin, por pa gjetur portën e Musos.
Në minutën e 47, mrekullia e Kurtua shpëtoi portën e Realit.Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Pashaliç i cili gjuajti me kokë, por gjeti një devijim të mrekullueshëm të portierit madrilen.
Pjesa e parë mes këtyre dy ekipeve u mbyll me rrjeta të paprekura.
Bergamaskët patën shansin e artë në minutën e 6 të takimit. Aksioni i parë i rrezikshëm ishte për italianët me Zapakostën që u shfaq në të djathtën, por vonoi pasimin në qendër dhe i dhuroi rivënien fundore madrilenëve.
Në minutën e 14, Valverde nga e djathta pasoi në zonë për Mbape, porr gjuajtja e këtij të fundit u ndal nga mbrojtja e Atalantës.
10 minuta më vonë ekipi i drejtuar nga Xhampiero Gasperini iu afrua golit. Një harkim nga e djathta u devijua me kokë nga Militaoi dhe përfundoi në traversën e mbrojtur nga portieri Tibo Kurtua.
Në minutën e 45+1, Reali ishte shumë pranë golit të avantazhit. Vinisius dha një asist perfekt për Rodrigon, por gjuajtja e këtij të fundit me të majtën goditi traversën e portës së Musos.
Lini një Përgjigje