TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Gusht 2024, 20:18

Karlo Ançeloti “i pangopur” me trofe, hedh katërshen e ëndrrave në fushë nga minuta e parë përballë Atalantës së Gjimshitit

Shkruar nga Pamfleti

Karlo Ançeloti “i pangopur” me trofe, hedh katërshen e

Reali i Madridit dhe Atalanta përballen sot në ndeshjen e Superkupës së Europës, ku madrilenët vijnë me petkun e fituesit të Ligës së Kampioneve, ndërsa bergamaskët si fitues të Ligës së Europës.

Pritshmëria e të gjithëve ka qenë për të parë Kilian Mbappe më në fund me fanelën e madrilenëve dhe Karlo Ançeloti ka respektuar pritshmërinë duke hedhur në fushë francezin që nga minuta e parë në repartin e avancuar.

Ai do të rreshtohet përkrah Vinisius dhe Rodrigo, me Bellingam në mbështetje të tyre në ndeshjen e sotme përballë Atalantës ku Berat Gjimshiti do të jetë si zakonisht titullar i paprekshëm në prapavijë.

Në krahun tjetër, mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti e nis titullar me bergamaskët.

Karlo Ançeloti “i pangopur” me trofe, hedh katërshen e

real madrid atalanta superkupa e europës

Lini një Përgjigje