TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Gusht 2024, 17:19

Sezoni i ardhshëm vjen me risi, Champions League ndryshon jo vetëm formatin, por edhe himnin

Shkruar nga Pamfleti

Sezoni i ardhshëm vjen me risi, Champions League ndryshon jo vetëm

Përveç formatit, Champions League ndryshon edhe himnin e saj mitik. Sipas mediave të huaja mësohet se ndeshjet e kompeticionit më të mirë për klube do të paraprihen nga himni i Champions-it i ndryshuar.

Mësohet se ndryshe nga çfarë kemi dëgjuar deri më tani kënga do të vazhdojë që të jetë po ajo e kompozuar nga britaniku Tony Britten më 1992, por me një ndryshim të vogël.

Duke nisur nga ky sezon do të rikthehet edhe njëherë versioni i orkestruar i himnit të famshëm. Për herë të fundit ky version u këndua në edicionin 2005-2006.

champions league

Lini një Përgjigje