TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Gusht 2024, 22:10

Askush më parë si Kristiano Ronaldo, CR7 nuk ndal rekordet dhe futet në histori falë golit në Superkupën e Arabisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Askush më parë si Kristiano Ronaldo, CR7 nuk ndal rekordet dhe futet

Al Nasr ka arritur finalen e Superkupës së Arabisë Saudite, duke mundur me shifrat 2-0 Al Tauon, në një ndeshje ku protagonist kryesor ishte i zakonshmi Kristiano Ronaldo, i cili vendosi edhe rekordin e radhës të karrierës së tij të jashtëzakonshme.

Fillimisht ai dha asistin për golin e avantazhit të ekipit të tij, ndërsa më pas, shënoi vetë golin e rezultatit përfundimtar 2-0 që hipotekoi vendin në finalen përballë Al Hilal.


Ky gol ishte me të vërtetë i veçantë, pasi ylli portugez u bë kësisoj lojtari i parë në histori, i cili shënon për sezonin e 23 radhazi.

kristiano ronaldo superkupa e arabisë saudite sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje