TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Gusht 2024, 21:48

Përfundon pjesa e parë e Superkupës së Europës/ Nuk ka fitues në Varshavë, Atalanta i bën ballë “BMV” së Realit të Madridit

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë e Superkupës së Europës/ Nuk ka

Përfundon pjesa e parë e finales së Superkupës së Europës që po luhet në Varshavë. Atalanta e Berat Gjimshitit i ka bërë ballë Realit të Belingam-Mbape-Vinisius (BMV).

Bergamaskët patën shansin e artë në minutën e 6 të takimit. Aksioni i parë i rrezikshëm ishte për italianët me Zapakostën që u shfaq në të djathtën, por vonoi pasimin në qendër dhe i dhuroi rivënien fundore madrilenëve.

Në minutën e 14, Valverde nga e djathta pasoi në zonë për Mbape, porr gjuajtja e këtij të fundit u ndal nga mbrojtja e Atalantës.

10 minuta më vonë ekipi i drejtuar nga Xhampiero Gasperini iu afrua golit. Një harkim nga e djathta u devijua me kokë nga Militaoi dhe përfundoi në traversën e mbrojtur nga portieri Tibo Kurtua.

Në minutën e 45+1, Reali ishte shumë pranë golit të avantazhit. Vinisius dha një asist perfekt për Rodrigon, por gjuajtja e këtij të fundit me të majtën goditi traversën e portës së Musos. 

Pritet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të këtij takimi emocionues.

atalanta real madrid superkupa e europës

Lini një Përgjigje