
E ardhmja e Armando Brojës, shihet gjithnjë dhe më larg Çelsit. Sulmuesit shqiptar i është bërë e ditur se nuk është në planet e stafit teknik dhe duhet të gjejë një skuadër të re.
Për të konfirmuar se Broja nuk është në planet e klubit, ka mjaftuar edhe një lëvizje e bërë së fundmi.
Çelsi ka njoftuar se numri 19 do të mbahet nga afrimi i kësaj vere, Pedri Neto. Pikërisht ky numër mbahej nga Broja, por tashmë klubi ka zgjedhur t’ia japë sulmuesit portugez.

Në këtë situatë, 22-vjeçarit shqiptar, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të gjejë një ekip tjetër sa më shpejt të jetë e mundur, me shpresën se do i japin më shumë minuta, për të treguar aftësitë e tij.
Emri i Brojës ditët e fundit është lidhur me Shtutgartin në Gjermani dhe Evertonin në Angli, por ende nuk ka një lëvizje zyrtare.
Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/shokohet-armando-broja-ekipi-anglez-i-ben-uesit-ate-qe-spritej-i239541
Lini një Përgjigje