TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Gusht 2024, 22:51

Reali superkampion i Europës, Ançeloti dhe “Galaktikët” mposhtin Atalantën dhe hyjnë në histori (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Reali superkampion i Europës, Ançeloti dhe

 

Reali dhe Ançeloti hyjnë në historinë e Superkupës së Europës. Skuadra madrilene bëhet ekipi i parë që fiton më shumë trofe, plot 6 të tillë, duke lënë pas Barcelonën dhe Milanin.

Reali dhe Ançeloti hyjnë në historinë e Superkupës së Europës. Skuadra madrilene bëhet ekipi i parë që fiton më shumë trofe, plot 6 të tillë, duke lënë pas Barcelonën dhe Milanin me nga 5 të tillë.

Ekipi i drejtuar nga Karlo Ançelotit ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Atalantën e Berat Gjimshitit. “Los Blancos” zhbllokuan ndeshjen në minutën e 60 me Frederiko Valverden. Vinisius nga e majta shmangu Gjimshitin dhe pasoi në qendër për Valverde, i cili shtyu topin në rrjetën e boshatisur.


Mbape e nisi me këmbën e mbarë sezonin e ri. Sulmuesi francez gjeti golin e parë me Realin dhe dyfishon shifrat në minutën e 68. Rodrigo vodhi topin në të djathtë dhe pasimi i tij në shtyllën e dytë gjeti Bellingam, i cili pa lëvizjen e Mbape. Asist perfekt dhe gjuajtje po e tillë për golin e parë të francezit me fanellën e madrilenëve.


Sapo nisi pjesa e dytë, më konkretisht në minutën e 46, Mbape dha shkëndijën e parë duke shmangur Gjimshitin, por pa gjetur portën e Musos.

Në minutën e 47, mrekullia e Kurtua shpëtoi portën e Realit.Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Pashaliç i cili gjuajti me kokë, por gjeti një devijim të mrekullueshëm të portierit madrilen.

Pjesa e parë mes këtyre dy ekipeve u mbyll me rrjeta të paprekura.

Bergamaskët patën shansin e artë në minutën e 6 të takimit. Aksioni i parë i rrezikshëm ishte për italianët me Zapakostën që u shfaq në të djathtën, por vonoi pasimin në qendër dhe i dhuroi rivënien fundore madrilenëve.

Në minutën e 14, Valverde nga e djathta pasoi në zonë për Mbape, porr gjuajtja e këtij të fundit u ndal nga mbrojtja e Atalantës.

10 minuta më vonë ekipi i drejtuar nga Xhampiero Gasperini iu afrua golit. Një harkim nga e djathta u devijua me kokë nga Militaoi dhe përfundoi në traversën e mbrojtur nga portieri Tibo Kurtua.

Në minutën e 45+1, Reali ishte shumë pranë golit të avantazhit. Vinisius dha një asist perfekt për Rodrigon, por gjuajtja e këtij të fundit me të majtën goditi traversën e portës së Musos.

Kujtojmë se Atalanta vinte në këtë takim si fituese e Ligës së Europës dhe Reali i Madridit si trumfues i Champions League. Tashmë të dyja klubet do të fokusohen te kampionatet vendase që startojnë këtë fundjavë.

atalanta real madrid superkupa e europës

Lini një Përgjigje