
Munir Nasraui, babai i Lamin Jamal është jashtë rrezikut, pasi u godit me thikë të mërkurën mbrëma dhe la një mesazh në rrjetet sociale.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj. Tani jam më mirë, një përqafim i madh për të gjithë”, ka shkruar ai në Instagram, transmeton “GazetaBlic Sport”. Kujtojmë se autoritetet spanjolle arrestuan këtë të enjte një të dyshuar të katërt për rastin e goditjes me thikë të babait të Lamin Jamal, në një parking.
Sipas Sport, të gjithë të dyshuarit janë ende në paraburgim dhe akuzohen për tentativë vrasjeje, në pritje të dëshmisë nga disa dëshmitarë që ishin dëshmitarë të incidentit, si dhe nga Munir Nasraui.
Incidenti ndodhi në Mataró, një qytet afër Barcelonës, ku jeton Munir Nasraui. Babai i Lamin Jamal u transportua në spitalin Can Ruti në Badalona. Informacionet e para tregonin se ngjarja ishte pasojë e një debati gjatë pasdites, kur babai i ndërkombëtarit spanjoll – kampion i Europës së fundi i kurorëzuar – po shëtiste qenin.
Lini një Përgjigje