TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Gusht 2024, 20:36

“OPTA” nuk ka dyshime, superkompjuteri shpall kampionin në Serinë A; në distancë e kërcënon vetëm Gjimshiti (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

“OPTA” nuk ka dyshime, superkompjuteri shpall kampionin në

Pak ditë përpara fillimit të Serisë A, portali i specializuar për statistikat sportive “OPTA” ka kalkuluar përmes inteligjencës artificiale klasifikimin e mundshëm të sezonit 2024-2025.

Algoritmi i OPTA-s ka parashikuar Interin kampion të Italisë duke pasur shumë shanse për rikonfirmimin në krye të Serisë A. Mundësitë që kjo të ndodhë janë 80% sipas OPTA-s, dyfishin e mundësive që ka skuadra e Atalantës me 33.8%. Juventusi është shumë larg dhe renditet në vendin e tretë me 20.3% të mundësive për t’u shpallur kampion.

“OPTA” ka bërë edhe një tjetër klasifikimin për skuadrat që do të kualifikohen në Europë dhe Interi këtu thuajse është i sigurt së bashku me Atalantën, Juventusin, Milanin, Romën dhe Bolonjën. Megjithatë, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në fushën e lojës.

“OPTA” nuk ka dyshime, superkompjuteri shpall kampionin në

inter superkompjuteri

Lini një Përgjigje