TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Korrik 2026, 18:08

“Putin na ka ftuar për bisedime në Moskë”/ Zelensky refuzon me finesë Trumpin: E rrezikshme, ka shumë dronë ukrainas atje! (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Putin na ka ftuar për bisedime në Moskë”/ Zelensky
Zelensky dhe Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump u takua gjatë samitit të NATO-s me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky ku u fol për luftën dhe bisedimet e paqes me Rusinë. Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, ish-presidenti amerikan zbuloi se lideri rus, Vladimir Putin, kishte shprehur dëshirën për një takim në Moskë. Teksa po shpjegonte se ishte përpjekur ta vendoste veten në pozicionin e presidentit ukrainas, Trump iu drejtua drejtpërdrejt Zelenskyt nëse ishte i gatshëm të shkonte për bisedime në Moskë.

Përgjigjja e Zelenskyt ishte e menjëhershme dhe shkaktoi të qeshura të forta në sallë. Me një ironi të mprehtë, lideri ukrainas e cilësoi këtë mundësi si shumë të vështirë dhe të rrezikshme, për faktin se atje ka shumë dronë ukrainas, duke sjellë në vëmendje sulmet e vazhdueshme ajrore që ushtria ukrainase ka kryer mbi territorin rus.

Pas kësaj batute, Trump konfirmoi duke theksuar se me të vërtetë është e vështirë të udhëtohet drejt kryeqytetit rus në këto kushte. Situata u shoqërua me ndërhyrje nga gazetarët e pranishëm, të cilët filluan të pyesnin nëse do të kishte një ftesë për presidentin Putin në Washington.


Pjesë nga biseda mes dy presidentëve:

Donald Trump: Presidenti Putin tha: "Do të doja shumë të takoheshim në Moskë." Dhe unë i thashë: "Nuk mendoj..." e dini, duhet ta vë veten në vendin e tij. Nuk e di nëse ai do të shkonte në Moskë. Ndoshta do të shkonte. A do të shkonit ju në Moskë?

Volodymyr Zelensky: Është e vështirë. Atje ka shumë dronë ukrainas, kjo është e vërtetë. Është e rrezikshme.

Donald Trump: Ai nuk dëshiron të shkojë... Keni të drejtë. Jo, është e vështirë... është e vështirë të shkosh në Moskë.

Gazetarët: A do ta ftonit Presidentin Putin në Uashington?

trump zelensky

Lini një Përgjigje