TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Gusht 2024, 22:12

Një kapitull i ri për Marco Reus, ish-sulmuesi i Dortmundit zhvendoset në MLS

Shkruar nga Pamfleti

Një kapitull i ri për Marco Reus, ish-sulmuesi i Dortmundit zhvendoset

Pas ndarjes emocionuese me Borussia Dortmund, Marco Reus ndjek “ëndrrën amerikane” dhe nis një aventurë të re në karrierën e tij. Gjermani, si lojtar i lirë, transferohet te LA Galaxy, skuadër që militon në MLS.

LA Galaxy njoftoi sot se klubi ka nënshkruar me mesfushorin Marco Reus, një kontratë dyvjeçare e gjysmë deri në fund të sezonit 2026 MLS.

Reus, 35 vjeç, i bashkohet Galaxy pas një karriere të shkëlqyer te Borussia Dortmund, ku arriti të realizonte 301 gola në 429 paraqitje në karrierë në të gjitha kompeticionet në 12 sezone të luajtura (2012-2024) për klubin gjerman.

Reus u zgjodh dy herë Futbollisti Gjerman i Vitit (2012, 2019), u vlerësua tre herë si lojtari më i mirë i vitit në Bundesligë (2011-12, 2013-14, 2018-19), u zgjodh në Ekipin e UEFA-s i Vitit (2013) dhe ndihmoi Dortmundin të fitonte Kupën e Gjermanisë dy herë (2016-2017, 2020-2021) dhe Superkupën në 2013 dhe 2019.

marco reus la galaxy mls

Lini një Përgjigje