
Babai i futbollisti Lamine Yamal u sulmua mbrëmjen e djeshme në Barcelonë. Mounir Nasraoui u godit me thikë disa herë në një park makinash, por gjendja e tij është stabël.
Janë bërë publike pamjet, teksa babai i Yamal u qëllua nga disa persona teksa po shëtiste qenin.
Mounir Nasraoui mbetet i shtruar në spitalin “Can Ruti” në Badalona, pasi mori tri plagë me thikë të mërkurën në mbrëmje. Ai vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, por është stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.
Prognozat e mjekëve janë pozitive për shërimin e tij. Nuk ka frikë për jetën e tij, pavarësisht se një nga plagët me thikë ishte afër mushkërive, por nuk u nevojit ndërhyrja kirurgjikale. Sipas informacioneve të para mbi incidentin e rëndë, goditjes së tij me thikë, Mounir Nasraoui ka qenë duke ecur në lagjen “Rocafonda” dhe nga një ballkon i është hedhur ujë në kokë.
Kjo gjë e ka zemëruar babanë e Lamine Yamal, i cili ka nisur një sherr të vogël, që ka detyruar policinë bashkiake të ndërhynte. Mosmarrëveshja nuk shkoi më tej, por gjatë natës tre persona e goditën me thikë Mounir Nasraoui në befasi, në parking, pa mundur të mbrohej nga sulmi.
Dëshmitarët që dëshmuan goditjen me thikë përshkruan sulmuesit dhe profilet e tyre përputheshin me ata të përfshirë në incidentin e parë me babain e Lamine Yamal. Në vetëm një orë e gjysmë, tre agresorët u arrestuan dhe janë ende në stacionin e policisë, të akuzuar për tentativë vrasje. Gjithashtu, të enjten është arrestuar edhe një person tjetër i përfshirë në goditjen me thikë.
Lamine Yamal mbajti kontakte të përhershme me familjen për të mësuar gjendjen shëndetësore të babait të tij. Familjarët i rekomanduan që të mos shkonte në spitalin “Can Ruti”, por të vazhdonte rutinën e stërvitjes me Barcelonën. Në spital shkoi Alejandro Echevarría, këshilltar klubi dhe person shumë pranë dhomave të zhveshjes blaugrana, i cili donte të mbështeste familjen e Lamine Yamal në atë moment delikat.
Ha salido este vídeo del padre de Lamine Yamal discutiendo esta tarde con unos vecinos
— ️ٓ️ (@CocoExiliado) August 14, 2024
pic.twitter.com/aWp4lmvwme
Lini një Përgjigje