TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Gusht 2024, 22:58

Drita shkëlqen në “Fadil Vokrri”, bën përmbysjen e madhe dhe siguron për herë të parë play off e Ligës së Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Drita shkëlqen në “Fadil Vokrri”, bën përmbysjen

Drita ka shkëlqyer në stadiumin “Fadil Vokrri” duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Audas së Letonisë.

Me fitoren 3-1, Drita ka siguruar plejofin e Ligës së Konferencës ku do tëpërballet me Legian e Varshavës.

Ndaj skuadrës polake, Drita është mposhtur në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, në edicionin 2020-2021.

Besnik Krasniqi shënoi për 1-0 në minutën e 75-të nga penalltia, dhe dërgoi skuadrën e tij në shtesa.

Me të nisur pjesa e parë e 30 minutave shtesë, Drita u befasua kur pësoi gol nga Mor Talla.

Mbrojtësi Redi Ovuka gaboi dhe këtë e shfrytëzoi sulmuesi i skuadrës nga Letonia.

Por në minutën e 102-të, në skenë doli Rron Broja. Kapiteni i Dritës shënoi me kokë nga afërsia pas asistimit të Blerim Krasniqit.

Me kokë gol të bukur shënoi edhe mesfushori tjetër Albert Dabiqaj, për fitoren 3:1, dhe kualifikimin në plejof me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Ndeshja e parë me Legian e Varshavës do të zhvillohet në Poloni më 22 gusht, ndërsa ajo e kthimit pas një jave.

drita auda liga e konferencës

Lini një Përgjigje