
Presidenti i Hertës së Berlinit, Kai Bernshtein, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare, “papritmas”, siç raporton klubi gjerman. “I gjithë klubi, organizatat dhe punëtorët e tij janë të tronditur. E gjithë familja e Hertës është në pikëllim dhe po shoqëron të afërmit e Kait në këto momente të vështira”, – thuhet në një deklaratë të klubit kryeqytetas, aktualisht në Bundesligën e Dytë.
Bernshtein, i cili vinte nga bota e bareve ultras të Hertës, kishte qenë në krye të klubit që nga vera e vitit 2023. Në vitin 1998 ai kishte themeluar barin “Harlekins Berlin” dhe u pezullua përkohësisht nga hyrja në stadiume në tri raste.
Ardhja e tij në presidencë ndodhi pas dorëheqjes së Verner Gegenbauer, pas sezonit 2021-2022, kur Herta shmangu rënien në kategorinë e dytë në momentin e fundit.
Në asamblenë e 26 qershorit 2022, Bernshtein fitoi befasisht ndaj Frank Stefel, ish-kandidat për kryetar bashkie të Berlinit për Unionin Demokristian (CDU) me 1.670 vota kundër 1.280 të rivalit, duke u bërë ultrasi i parë që merr drejtimin e një klubi gjerman të futbollit. Në vitin 2023, me Bernshtein si president, Herta nuk mundi ta shmangte rënien në Bundesligën e Dytë.
Kryetarja e sporteve të qytetit të Berlinit, Iris Spranger shprehu ngushëllimet e saj për vdekjen e Bernshtein: “Jam e tronditur nga vdekja e presidentit të Herta, Kai Bernshtein. Mendimet e mia janë tani me familjen dhe miqtë e tij, të cilëve dua t’iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”.
Ngushëllime kanë shprehur edhe klube të tjera, si Ajntrahti i Frankfurtit, Hamburgu dhe Hofenhajmi.
Hertha BSC trauert um Kay Bernstein. Am heutigen Dienstag hat Hertha BSC die furchtbare Nachricht erhalten, dass Präsident Kay Bernstein im Alter von 43 Jahren unerwartet verstorben ist. Der gesamte Verein, seine Gremien und Mitarbeitenden sind fassungslos und zutiefst bestürzt. pic.twitter.com/XAAnniUEEn
— Hertha BSC (@HerthaBSC) January 16, 2024
Lini një Përgjigje