
Zhoze Murinjo u largua sot nga drejtuesit e klubit të Romës pas një periudhe të gjatë suksesesh, ku i la romanstëve në palmaresin e tyre edhe trofeun e parë në histori.
Bëhet fjalë për finalen e Ligës së Konferencës që u zhvillua në Tiranë në vitin 2022 mes Romës dhe Fejnorrdit, ku ishin verdhekuqtë, ata që fituan me shfirat 1-0.
Në momentin e largimit të Murinjos nga qendra e skuadrës së Romës kanë qenë disa dhjetëra tifozë të cilët nxituan të ndalnin makinën e tij me kryefjalën: “Tirana do të jetë përgjithmonë tek ne…” duke ju referuar kështu finales së madhe europiane të zhvilluar në kryeqytetin shqiptar dhe të fituar nga skuadra e Murinjos.
Zhoze Murinjo nuk do të jetë më trajneri i Romës. Portugezi u shkarkua nga skuadra italiane, me drejtuesit që duket se nuk kanë mundur të përballojnë humbjen e fundit me Milanin.
Nuk vonoi shumë dhe menjëherë Roma zyrtarizoi trajnerin e ri. Daniele De Rosi do të jetë tekniku i ri i verdhekuqve.
Lajmin e konfirmoi vetë klubi verdhekuq me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke zyrtarizuar ish-mesfushorin e njohur deri në fund të sezonit.
#????????????????, ???????? ???????????????????????? ???????????? ???????????????????????? ???????????????????????????????????????????? ???? ????????????????̀ #????????????????????????????????????????
— Sportitalia (@tvdellosport) January 16, 2024
“Grazie mister, Tirana é per sempre”, questo l’urlo dei sostenitori della Roma per Mourinho che lascia adesso Trigoria.
???? @daniele_matera22 pic.twitter.com/8lxCuRMRWl
Lini një Përgjigje