TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Janar 2024, 14:08

Shkarkimi i Mourinhos, De Rossi rikthehet sërish në Romë si trajner

Shkruar nga Pamfleti

Shkarkimi i Mourinhos, De Rossi rikthehet sërish në Romë si

Pas shkarkimit nga detyra të Mourinhos, Roma vendosi menjëherë në shënjestër ish-legjendën e këtij klubi, italianin Daniele De Rossi.

Vetëm pak orë më pas, ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga klubi se De Rossi është trajneri më i ri i Romës deri më 30 qershor 2024.

“Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Daniele De Rossi është emëruar si trajneri i ekipit të parë deri më 30 qershor 2024.

Pas 18 vitesh si futbollist i yni, De Rossi do të rikthehet në rolin e trajnerit dhe do të debutojë në stolin tonë në ndeshjen e kampionatit kundër Veronës pasditen e së shtunës në ‘Olimpico’”, ka njoftuar klubi kryeqytetas.

jose mourinho daniele de rossi

Lini një Përgjigje