
Sonte në mbrëmje në Londër ndahen çmimet për më të mirët e vitit 2023, nga FIFA. Në ceremoninë e organizuar nga FIFA, vëmendja do të jetë te bëmat e lojtarëve më të mirë të botës në vitin 2023.
Kjo ngjarje e mbushur me yje do të shohë nëntë çmime individuale të shpërndara në ceremoninë e mbajtur në Londër.
Gjitahstu mbrëmjen e sotme do të publikohet formacioni me 11-shen më të mirë të FIFA-s, si për Meshkujt ashtu dhe për femrat.
Lionel Messi aktualisht mban çmimin Lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj dhe është nominuar sërish këtë vit, së bashku me Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.
Fituesja e Kupës së Botës të Spanjës, Aitana Bonmati, është favoritja për të fituar çmimin e femrave pas pretendimit të Topit të Artë të vitit 2023, dhe është nominuar së bashku me bashkëlojtaren e saj ndërkombëtare Jennifer Hermoso dhe sulmuesen e Real Madridit, Linda Caicedo.
Ndërkohë, Pep Guardiola është në garë për të fituar çmimin "The Best FIFA Men's Coach" pasi udhëhoqi Manchester Cityn në një "Treble" historike, dhe Sarina Wiegman është nominuar në kategorinë e femrave pasi udhëhoqi Anglinë në finalen e Kupës së Botës.
Ekziston gjithashtu interesimi i Premier League për çmimin FIFA Puskas, me sulmuesin e Brighton, Julio Enciso, i nominuar për goditjen e tij mahnitëse kundër Manchester Cityt që vulosi kualifikimin e klubit në UEFA Europa League për herë të parë.
Lini një Përgjigje