TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Janar 2024, 09:47

Roma shkarkon trajnerin Jose Mourinho

Shkruar nga Pamfleti

Roma shkarkon trajnerin Jose Mourinho

Roma ka vendosur të shkarkojë trajnerin portugez, Jose Mourinho, me efekt të menjëhershëm.

Klubi italian ka informuar këtë të martë se ka ndërprerë kontratën me portugezin për rezultate të dobëta. Vendimtare ishte humbja që verdhekuqtë morën të dielën kundër Milanit, ndërsa prej kohësh përflitej për largimin. Drejtuesit e Romës shpeshherë ishin mërzitur me ankesat e Mourinho-s, ndërsa tani duhet të mendojnë për pasardhësin e portugezit.

Jose Mourinho mori drejtimin e Romës në verën e 2021, ndërsa fitoi trofeun e Conference League në Tiranë. Ky ishte edhe trofeu i vetëm Europian për klubin italian.

"AS Roma njofton se Jose Mourinho dhe bashkëpuntorët e tij teknikë do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm. Mourinho u shpall si trajneri i gjashtëdhjetë në historinë e Romës në maj të vitit 2021. Ai e drejtoi skuadrën drejt triumfit të Conference League në Tiranë më 25 maj 2022 dhe në finalen e Europa League në Budapest sezonin e kaluar.

Falenderojmë Jose Mourinho në emër të të gjithë Romës për pasionin dhe përkushtimin që ka trguar që nga ardhja e tij në kryeqytet. Ne gjithmonë do të kemi kujtime të shkëlqyera nga administrimi i tij, por ne besojmë se, në interesin më të mirë të klubit, ndryshim i menjëhershëm është i nevojshëm.

I urojmë Joses dhe bashkëpuntorëve të tij më të mirën për të ardhmen”, shkruante njoftimi zyrtar i klubit.

 

jose mourinho roma shkarkim

Lini një Përgjigje