TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2023, 19:40

Vdekja e Berluskonit sjell telashe në Serinë A, familjarët njoftojnë Galianin për shitjen e Monzës

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e Berluskonit sjell telashe në Serinë A, familjarët

Vdekja e Silvio Berluskonit do të ketë pasoja në Serinë A. Ashtu siç parashikohej që nga momenti kur u lajmërua ndarja nga jeta e manjatit italian, klubi i Monzës shumë shpejt do të shpallet zyrtarisht në shitje, duke krijuar jo pak telashe në Serinë A. 

Blerja e Monzës ishte iniciativë e Berluskonit, i cili kërkonte të qendronte i lidhur me botën e futbollit, edhe pse familjarët e tij ishin gjithmonë kundër. Me ndarjen nga jeta të tij, fuqia vendimmarrëse u kalon pikërisht atyre dhe sipas “Il Corriere della Sera”, fëmijët e tij kanë vendosur që të shesin klubin, pasi duan të dalin përfundimisht nga bota e futbollit. 

Ata ia kanë komunikuar vendimin edhe administratorit të deleguar, Adriano Galianit, i cili tashmë do të jetë personi që do të merret me procedurat e shitjes së kubit. Një situatë e pazakontë, pasi do të jetë e vështirë që të gjendet një investitor i rëndësishëm për një kub të vogël si Monza, i cili pa fluksin e financimeve të Berluskonit do ta ketë shumë të vështirë të përballojë kostot e elitës së futbollit italian dhe rrezikon kolapsin financiar e sportiv. 

silvio berluskoni seria a monza

Lini një Përgjigje