
Mbrëmjen e djeshme janë mbyllur ndeshjet e para të këtij muaji për kualifikueset e "EURO 2024”. Shqipëria arriti të merrte një fitore të rëndësishme ndaj Moldavisë me shifrat 2-0, ku Nedim Bajrami dhe Jasir Asani arritën të gjenin rrugën e rrjetës.
Ndërkohë nga krahu tjetër, Kosova mori barazimin e tretë në këto eliminatore, teksa në “Fadil Vokrri” nuk mori më shumë se 1 pikë, pasi gjithçka përfundoi 0-0.
Por pasi kanë përfunduar këto ndeshje është zgjedhur edhe formacioni më i mirë, ku pjesë e 11-shes është edhe një lojtar shqiptar. Bëhet fjalë për Fidan Alitin, i cili është vlerësuar me notën 8.0.

Lini një Përgjigje