TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2023, 15:47

Realizoi golin spektakolar kundër Moldavisë, Asani: Të japim më të mirën për Europianin, përjetë me ty Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Realizoi golin spektakolar kundër Moldavisë, Asani: Të japim

Jasir Asani ishte protagonist me Shqipërinë duke shënuar një gol mjaft të bukur ndaj Moldavisë. Sulmuesi nga Shkupi u ndal pas ndeshjes në një intervistë për “FSHF”-në, ku u shpreh i lumtur për golin dhe shtoi se duhet edhe shumë për në Europian. 

Është hera e dytë që po vij me kombëtaren. Gjithë çunat kanë dhënë maksimumin. Jam i lumtur edhe për golin dhe për ekipin që po arrin objektivat. Tani do fokusohemi për ndeshjen e radhës. 

Është goli më i rëndësishëm në karrierën time deri tani. Goli i parë me kombëtaren do e mbaj mend gjithmonë sepse është një gol shumë i rëndësishëm për mua. 

Duhet akoma më shumë të ndihmoj ekipin me gola, duhet të vazhdojmë ditë për ditë të punojmë fort dhe të arrijmë objektivat. Duhet më shumë punë që të arrijmë qëllimet dhe objektivat”, – tha ai pas ndeshjes. 
 
Golin ia dedikoj familjes sepse dëshira ime ka qenë gjithmonë të luaj për Shqipërinë. Të luash me kaq tifozë, nuk e di, nuk mund ta përshkruaj. Këtë gol ia dedikoj të gjithëve sepse kemi bërë shumë në stërvitje. Kishim nevojë për këto dy ndeshje dhe tani shohim të radhës. 

Normal që sot mund të festojmë por duhet të fokusohemi sepse vjen shpejt ndeshja e radhës. Besoj se do të japim maksimumin sepse ka edhe shumë finale të tjera. Kemi tifozët më të mirë në botë sepse me mbështetjen e tyre ia dolëm dhe shpresoj t’i bëjmë krenar”, u shpreh Asani. 
 Realizoi golin spektakolar kundër Moldavisë, Asani: Të japim

jasir asani shiqëria moldavia kualfikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje