TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2023, 21:59

Zhbllokohet sfida në “Air Albania”, Shqipëria në avantazh përballë Moldavisë, Jasir Asani ‘çon peshë’ tifozët me një supergol (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Zhbllokohet sfida në “Air Albania”, Shqipëria në

Pjesa e dytë e ndeshjes Shqipëri-Moldavi ka nisur me gol. Sfida që po luhet në “Air Albania” është zhbllokuar në minutën e 51. Jasir Asani nga e djathta gjeti një goditje të shkëlqyer dhe mposhti portierin kundërshtar.


Kujtojmë se pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Kuqezinjtë u treguan të rrezikshëm që në fillim, pasi në minutën e 5 një goditje këndi e harkuar nga Bajrami, gjeti kokën e Ismajlit, por portieri i moldavëve priti në pozicion.


Në minutën e 21, Cikalleshi lëshoi një predhë nga distanca, por topi u ndal nga tramversa e portës duke dëshpëruar sulmuesi kavajas.


Në minutën e 41, Bajrami tentoi me një goditje dënimi pranë zonës, topi përfundoi jashtë, jo shumë larg katërkëndorit të portës mike.

shqipëria moldavia kualifikueset e \"euro 2024\"

Lini një Përgjigje