TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2023, 21:33

Përfundon pjesa e parë/ Shqipëria dominon Moldavinë, predha e Cikalleshit u mohon golin kuqezinjve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Shqipëria dominon Moldavinë, predha

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Moldavi. Sfida që po luhet në “Air Albania” është mbyllur me rrjeta të paprekura, megjithëse kombëtarja jonë dominoi lojën.

Kuqezinjtë u treguan të rrezikshëm që në fillim, pasi në minutën e 5 një goditje këndi e harkuar nga Bajrami, gjeti kokën e Ismajlit, por portieri i moldavëve priti në pozicion.


Në minutën e 21, Cikalleshi lëshoi një predhë nga distanca, por topi u ndal nga tramversa e portës duke dëshpëruar sulmuesi kavajas.


Në minutën e 41, Bajrami tentoi me një goditje dënimi pranë zonës, topi përfundoi jashtë, jo shumë larg katërkëndorit të portës mike.

shqipëria moldavia kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje