TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2023, 20:23

Kualifikueset e “EURO 2024”/ Haland rrezikon praninë në Europian, Skocia përmbys Norvegjinë në 2 minuta, De Biazi merr pikën e parë

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikueset e “EURO 2024”/ Haland rrezikon praninë në

Ndeshjet e pasdites në kualifikueset e “EURO 2024”, kanë dhuruar disa rezultate shumë interesante. Por ajo që spikat më shumë në të tre sfidat është humbja 1-2 në shtëpi e Norvegjisë përballë Skocisë.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, Erling Haland kaloi në avantazh kombëtaren e tij me një penallti të transformuar në minutën e 61.

Kur dukej se norvegjezët do të arrinin të merrnin tri pikët e para në grup, erdhi reagimi i kombëtares së Skocisë që arriti të përmbyste gjithçka në pak minuta.

Ishte Dajks ai që barazoi rezultatin në minutën e 87 dhe MekLin realizoi golin e dytë të miqve, duke i dhuruar fitoren e tretë në po kaq ndeshje të luajtura në Grupin A ,Skocisë.

Kështu, Norvegjia mbetet në kuotën e 1 pikëve, pas tre ndeshjeve dhe tashmë është pas dyshes Skoci-Spanjë, duke rrezikuar seriozisht praninë në Europian të një prej sulmuesve më të talentuar në qarkullim.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, bie në sy barazimi 1-1 i Azerbajxhanit me Estoninë, ku skuadra e De Biazit mori pikën e parë në këto kualifikuese.

 

norvegjia skocia azerbajxhani kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje