
Përfundon ndeshja e luajtur në “Air Albania”. Shqipëria i ka nisur me këmbën e mbarë në stadiumin e saj kualifikueset e “EURO 2024” që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani. Kuqezinjtë kanë mposhtur me rezulatatin e pastër 2-0 Moldavinë, duke bërë që edhe Silvinjo ta nisë me 3 pikë debutimin e tij në “Air Albania”.
Shqipëria zhbllokoi ndeshjen në minutën e 51. Asani gjeti një goditje të shkëlqyer nga e djathta dhe mposhti portierin kundërshtar.
Nedim Bajrami në minutën e 76, gjeti rrugën e rrjetës. Aksion i shpejtë i kuqezinjve me një depërtim nga e djathta dhe Bajrami nuk gaboi.
Kujtojmë se pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Kuqezinjtë u treguan të rrezikshëm që në fillim, pasi në minutën e 5 një goditje këndi e harkuar nga Bajrami, gjeti kokën e Ismajlit, por portieri i moldavëve priti në pozicion.
Në minutën e 21, Cikalleshi lëshoi një predhë nga distanca, por topi u ndal nga tramversa e portës duke dëshpëruar sulmuesi kavajas.
Në minutën e 41, Bajrami tentoi me një goditje dënimi pranë zonës, topi përfundoi jashtë, jo shumë larg katërkëndorit të portës mike.
Lini një Përgjigje