
Shqipëria ka realizuar edhe golin e dytë dhe të sigurimit të 3 pikëve përballë Moldavisë. Nedim Bajrami në minutën e 76, gjeti rrugën e rrjetës. Aksion i shpejtë i kuqezinjve me një depërtim nga e djathta dhe Bajrami nuk gaboi.
Në minutën e 51, Asani zhbllokoi shifrat, gjeti një goditje të shkëlqyer nga e djathta dhe mposhti portierin kundërshtar.
Kujtojmë se pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Kuqezinjtë u treguan të rrezikshëm që në fillim, pasi në minutën e 5 një goditje këndi e harkuar nga Bajrami, gjeti kokën e Ismajlit, por portieri i moldavëve priti në pozicion.
Në minutën e 21, Cikalleshi lëshoi një predhë nga distanca, por topi u ndal nga tramversa e portës duke dëshpëruar sulmuesi kavajas.
Në minutën e 41, Bajrami tentoi me një goditje dënimi pranë zonës, topi përfundoi jashtë, jo shumë larg katërkëndorit të portës mike.
Lini një Përgjigje