
Kombëtarja kuqezi ka arritur të triumfojë ndaj Moldavisë me rezultatin e pastë 2-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”.
Autorët e golave ishin Jasir Asani dhe Nedim Bajrami. Atmosfera ishte elektrizuese në “Air Albania”, teksa të pranishëm kanë qenë 22 mijë tifozë. Një prej tyre ka qenë edhe sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja.

Ky i fundit është në fazë rikuperimi pas një dëmtimi që pësoi në ndeshje me Çelsin.
Pas ndeshjes ai postoi në InstaStory foton e djemve të Kombëtares, ndërsa sot ka hedhur një foto tjetër e shoqëruar me emoji me sy me zemra dhe flamurin e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje